3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Studentët e UEJL vizitojnë Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë

Duhet ti lexosh

Më 25 prill 2025, studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Shkencave Teknike – Arkitekturë dhe Dizajn të UEJL, së bashku me stafin akademik, realizuan një vizitë inspiruese në Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës. Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i punës akademike dhe inicimi i bashkëpunimeve të reja me institucione prestigjioze të arsimit të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës. Në Universitetin Epoka, delegacioni i UEJL, i kryesuar nga Dekani Prof. Rakib Amdiu dhe profesorët Merita Maksuti dhe Armir Ferati, u mirëprit nga Rektori Prof. Dr. Ahmet Öztaş dhe stafi akademik, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e burimeve të njohurive për zhvillimin profesional të studentëve. Eventi mblodhi studentë, profesorë dhe profesionistë për të ndarë përvoja dhe për të prezantuar botimet më të reja në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës në gjuhën shqipe. Vizita vijoi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës, ku studentët ndoqën një ligjëratë mbi zhvillimin urban të qytetit, të mbajtur nga Dekani Prof. Armand Vokshi, si dhe prezantimin e projektit vizionar “TIRANA 030” nga Ark. Andreas Faoro, themelues i studios ndërkombëtare “Unlab” dhe bashkëpunëtor në projektin me studion “Stefano Boeri Architetti”. Fokus kryesor i diskutimeve ishin qëndrueshmëria urbane, efikasiteti hapësinor dhe përfshirja sociale. Kjo vizitë u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit akademik, zhvillimin profesional të studentëve dhe promovimin e ekselencës në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës. UEJL falënderon përzemërsisht drejtuesit dhe stafin e të dy universiteteve për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të arsimit cilësor dhe inovativ./UEJL
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit