BallinaShpalljeNjoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

-

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ju fton në shënimin e Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Në këtë kuadër, do të promovohen dy libra që sjellin kujtesën e dhimbshme të luftës në Kosovë: Dr. Blerina Rogova Gaxha “Memorie dhe traumë: Kujtesa e luftës 1998–99 në letërsinë shqipe në Kosovë” Dan Ibrahimi “Rrëfime nga ferri ’99” Kjo ngjarje organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHN). Një mbrëmje reflektimi për të nderuar kujtimin e atyre që ende nuk janë gjetur, dhe për të dëgjuar zërin e autorëve që e mbajnë të gjallë kujtesën tonë kolektive përmes fjalës së shkruar. Data: E premte, 25 prill 2025 Ora: 19:30 Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih Ejani të jemi bashkë në respekt, kujtim dhe reflektim. Ju mirëpresim, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diaspora po ndryshon rolin e saj në ekonominë shqiptare, nga remitancat...

0
Tiranë – Diaspora shqiptare po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke kaluar gradualisht nga mbështetja e familjeve për...

Franca mposht Belgjikën 1-0