0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

Duhet ti lexosh

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e punës në një botë gjithnjë e më të automatizuar.

Gjatë një interviste në podcastin Express Adda, të The Indian Express, Gates theksoi se puna nuk është një qëllim në vetvete, por një nevojë që lind nga mungesa e burimeve dhe domosdoshmëria për të prodhuar të mira për mbijetesë..

Sipas tij, zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do të lejojë automatizimin e prodhimit dhe shërbimeve në një shkallë të paprecedentë, duke reduktuar gradualisht nevojën për punë njerëzore. “Punët ekzistojnë sepse kemi mungesa. Kur këto mungesa të zhduken, do të zhduken dhe punët”, u shpreh Gates. Megjithatë, ai shtroi edhe pyetje thelbësore për të ardhmen: Çfarë do të bëjë njeriu me gjithë këtë kohë të lirë? Si do të përshtatet shoqëria me një sistem të ri, ku puna nuk është më qendra e jetës? /GT

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit