0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mbetën të bllokuar në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen 4 turistë çekë

Duhet ti lexosh

Policia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë katër turistëve çekë që mbetën të bllokuar gjatë një eksplorimi në natyrë, në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan një operacion kërkim-shpëtimi, i cili përfundoi me lokalizimin dhe nxjerrjen e sigurt të turistëve. Sipas policisë, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën  dhe profesionalizimin e treguar. Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, njofton euronewsal.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit