0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Gjenerali amerikan Nordhaus: Shqipëria, partner dhe aleat i çmuar i SHBA në Ballkanin Perëndimor

Duhet ti lexosh

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA, ku u prit në një takim të veçantë nga shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Steven S. Nordhaus.

Gjenerallejtënant Kingji gjatë takimit i shprehu gjeneral Nordhaus mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Forcave të Armatosura të SHBA përmes stërvitjeve bilaterale dhe shumëkombëshe, shkëmbimeve të ekspertizës dhe ndihmës së specializuar, që kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e profesionalizmit të personelit tonë dhe në përafrimin e procedurave të veprimit me standardet e NATO. Nga ana e tij, gjeneral Nordhaus, vlerësoi Shqipërinë si një partner dhe aleat të çmuar të SHBA në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar partneritetin tonë me Gardën Kombëtare të New Jersey si një nga më të suksesshmit në Evropë, një shtysë kjo për ta zhvilluar më tej këtë bashkëpunim. Gjatë takimit SHSHPFA gjenerallejtënant Arben Kingji ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë dhe FARSH për të vijuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me objektiv të përbashkët forcimin e gatishmërisë, ndërveprueshmërisë dhe kontributin në sigurinë kolektive. Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar dhe një takim me komandanten e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Mays, ku u riafirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit