Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet plani i Trump dhe Musk për të armatosur hapësirën

by administrator
00:17 19/04/25
in Aktualiteti
“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet plani i Trump dhe Musk për të armatosur hapësirën
0
SHARES
15
VIEWS
Share on Facebook
Mediat britanike The Sun në një artikull të gjatë zbulon planet e mëdha të Presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje ajrore të avancuar, që do të jetë në gjendje të zbulojë raketa të ardhura nga hapësira. Ky projekt, i bekuar me emrin “Kupola e Artë”, do të jetë një version amerikan i sistemit të njohur izraelit të mbrojtjes që e provoi efektivitetin e tij me sulmet e Hamasit, “Iron Dome”, por shumë më ambicioz dhe i avancuar se ky i fundit. Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla, është caktuar si një nga figurat kryesore që do të udhëheqë ndërtimin e këtij sistemi. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që urdhëron fillimin e punës për këtë projekt, duke deklaruar se sulmet me raketa përbëjnë kërcënimin më katastrofik për Shtetet e Bashkuara. Projekti është pjesë e një plani më të gjerë të Trump për reformimin e ushtrisë amerikane përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe Irani. Kupola e Artë do të funksionojë duke përdorur teknologji të reja që përfshijnë më shumë se 1,000 satelitë në orbitë për të zbuluar raketat në kohë reale, si dhe rreth 200 satelitë të armatosur që mund të neutralizojnë raketat armike me raketa të tjera ose ndoshta me rreze lazer. SpaceX është caktuar të ndërtojë një pjesë kyçe të sistemit, të quajtur “shtresa e kujdestarisë”, që përbëhet nga satelitë të cilët do të zbulojnë dhe ndjekin trajektoren e raketave. Megjithatë, kompania nuk do të përfshihet në armatosjen e satelitëve. Në projekt janë përfshirë edhe dy kompani të tjera të teknologjisë: Palantir, që do të ofrojë softuerë për analizimin e të dhënave në kohë reale, dhe Anduril, që pritet të sigurojë dronë autonomë dhe pajisje mbrojtëse. Të tre kompanitë janë themeluar nga mbështetës të njohur politik të Trump. Sipas burimeve nga Uashingtoni, kostoja totale e sistemit mund të arrijë në qindra miliarda dollarë, ndërsa vetëm faza e parë e dizajnimit të satelitëve nga SpaceX mund të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë. Kompania ka propozuar që shërbimi i saj të ofrohet në formë “abonimi” për qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë për përdorimin e teknologjisë por nuk do të ketë pronësinë e saj, një qasje e pazakontë për një projekt të tillë kritik. Megjithëse Pentagoni ka dhënë sinjale pozitive për përfshirjen e SpaceX, disa zyrtarë ushtarakë janë skeptikë për modelin e abonimit dhe për vetë mundësinë që këto kompani private mund të ndërtojnë një sistem kaq kompleks dhe jetik për mbrojtjen kombëtare. Për momentin, plani është ende në faza të hershme dhe përbërja përfundimtare e projektit mund të ndryshojë. Megjithatë, nëse realizohet, “Kupola e Artë” do të përfaqësonte një revolucion në mbrojtjen ajrore amerikane dhe një hap të madh drejt militarizimit të hapësirës, njofton oranews.
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh