BallinaDiasporaUrim me rastin e 12-vjetorit të Ansamblit “TROJET” nga Dr. Salih Sefa,...

Urim me rastin e 12-vjetorit të Ansamblit “TROJET” nga Dr. Salih Sefa, ish-Konsull i Kosovës në Cyrih

Me rastin e 12-vjetorit të themelimit të Ansamblit “TROJET” në Winterthur, një urim i veçantë ka ardhur nga Dr. Salih Sefa, ish-Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih dhe anëtar nderi i këtij ansambli, i cili ka ndjekur nga afër rrugëtimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor të mërgatës shqiptare në Zvicër. Në mesazhin e tij, ai shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për punën e palodhshme të anëtarëve të të gjitha grupmoshave të Ansamblit TROJET, duke përfshirë kryesinë dhe kryetarin, z. Zeqir Gashi. “Ansambli TROJET, që nga dita e themelimit e deri më sot, i ka dhënë jetë mërgatës sonë. Për 12 vjet me radhë ka kultivuar, zhvilluar dhe promovuar me përkushtim të jashtëzakonshëm traditat e kulturës kombëtare shqiptare,” shprehet Dr. Sefa. Ai thekson se në thelb të veprimtarisë së Ansamblit TROJET qëndrojnë:
  • Respektimi i vlerave kombëtare të Shqipërisë Etnike;
  • Ruajtja dhe kultivimi i traditave tona popullore;
  • Promovimi i kulturës tradicionale shqiptare jo vetëm në mesin e mërgatës, por edhe para qytetarëve zviceranë dhe të vendeve të tjera;
  • Angazhimi i të gjitha grupmoshave në këndim dhe vallëzim;
  • Përfshirja e gjeneratës së tretë, me qëllim që të lidhen më afër me rrënjët, kulturën dhe atdheun.
“Ansambli TROJET vallëzon shqip, këndon shqip dhe flet shqip. Është pa dyshim një ambasador i denjë i kulturës shqiptare në Zvicër. Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e tij si anëtar nderi dhe vlerësoj lartë këtë nder që më është bërë,” shton ai në fund të urimit të tij. Dr. Salih Sefa përmbyll mesazhin me urimin e tij: “Urime Ditëlindjen e 12-të Ansamblit të vlerave – TROJET! Emri juaj përfaqëson më së miri lidhjen me rrënjët tona. Me shumë respekt, Dr. Salih Sefa.” SAM24.info
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: pagat e larta të radiologëve ndezin debatin për reformën e...

0
Bernë – Pagat e disa radiologëve zviceranë, të cilat në raste të caktuara kalojnë 300 mijë franga në vit, kanë shkaktuar reagime të forta...