/Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich/
Zürich, 13 prill 2025 – Mërgata shqiptare për çfo ditë po e dëshmon lidhjen e saj të fortë me vendin e të parëve. Vetëm gjatë ditës së djeshme erhe ate pas dite, pra më 13 prill, nga Aeroporti i Prishtinës rreth orës 20.00 janë realizuar pesë fluturime drejt Zvicrës, dy prej tyre me destinacion Cyrihun, dy për Basel dhe një për Gjenevë. Ndërkohë, edhe nga Aeroporti i Shkupit u nisën fluturime me mërgimtarë shqiptarë drejt Zvicrës.
Sipas ekipit të sam24.info, i cili raportoi drejtpërdrejt nga aeroportet, të gjitha aeroplanët ishin të mbushur plot, duke konfirmuar njëherë e mirë se mërgata nuk e harron dhe nuk i ndahet atdheut, përkundrazi, çdo mundësi e shfrytëzon për ta vizituar dhe për të qëndruar pranë familjarëve dhe rrënjëve të veta.
Atmosfera në Aeroportin e Cyrihut në orët e mbrëmjes ishte mbresëlënëse. Shqipja dëgjohej në çdo cep – në sallat e pritjes, në korridore, në rreshtat për bagazhe. Një pamje që të jepte ndjesinë sikur ishe ende në Prishtinë. Të afërmit kishin dalë t’i prisnin me mall, e kudo shihje përqafime, emocione e lot gëzimi.
Ky fluks i madh fluturimesh tregon se jetesa në mërgim është bërë më e lehtë, falë lidhjeve ajrore gjithnjë e më të dendura dhe organizimit efikas të aeroporteve. E mbi të gjitha, ky është dëshmi e gjallë e dashurisë së palëkundur të diasporës shqiptare për vendlindjen.
Mërgata nuk ndalet – ajo kthehet, viziton, përkrah dhe investon – sepse rrënjët nuk shkulen kurrë!
SAM24.info – gjithmonë aty ku është mërgata shqiptare.
SAM24.info