Baseli mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj Zurichut me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran.
Si shpeshherë këtë sezon, vendimtar për Baselin ishte ylli kosovar Xherdan Shaqiri.
Shaqiri në këtë ndeshje ishte autor i dy golave duke orkestruar kështu fitoren e madhe të ekipit të tij, që ishte shumë e rëndësishme në luftën për titull kampion.
Për golat dhe paraqitjen e tij gjatë 90 minutave, Shaqiri u vlerësua me notën 8.8 nga Sofascore duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushë.
33-vjeçari pati gjithashtu 30 pasime të kompletuara, dy pasime kyçe dhe katër duele të fituara.
- Reklama -
Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në kampionatin zviceran, Shaqiri numëron 13 gola dhe 14 asistime, njofton telegrafi.
- Reklama -