1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Takim i veçantë në Prishtinë me Ambasadorin e Paqes, z. Zenel Neziri

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI, Prishtinë

Dita e sotme u përmbyll me një takim të këndshëm në Prishtinë me Ambasadorin e Paqes dhe njëherësh kryetar nderi i Shoqatës “Medvegja” në Zvicër, z. Zenel Neziri.

Ndonëse nuk ishte hera e parë që Jeton Arifi takohej me z. Neziri, ky takim kishte një ngarkesë të veçantë emocionale dhe simbolike. Jeton Arifi është një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare, i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj kauzës shqiptare. Shpirti i tij është gjithmonë i lidhur ngushtë me krahinën e “Mollës së Kuqe”, për të cilën vazhdon të punojë pareshtur, duke shpresuar që një ditë ajo t’i bashkohet Dardanisë – ashtu siç ishte dhe siç duhet të jetë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të përzemërt, u diskutuan tema të ndryshme me rëndësi për fatin e shqiptarëve në trevat e lëna jashtë kufijve administrativë të Kosovës. Në fokus ishte natyrisht edhe situata në “Mollën e Kuqe” dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët atje.

Një moment i veçantë ishte ndarja e lajmit të mirë se z. Zenel Neziri ka kaluar me sukses një sfidë të rëndë shëndetësore. Gëzimi ishte i madh që ai tashmë është mirë dhe vazhdon të japë kontributin e tij për komunitetin. I urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

Në bisedë u trajtua edhe situata aktuale politike në Kosovë, në prag të formimit të qeverisë së re. Z. Neziri theksoi se uniteti dhe një Kosovë e fortë janë themel i fuqizimit të gjithë kombit shqiptar. “Një Kosovë e fortë është degë e fortë e kombit, sidomos për Medvegjën,” u shpreh ai për SAM24.info. Kryeredaktori i Qendrës Mediale Shqiptare SAM24 me qendrën e saj në Dietikon të Zvicrës, PhD.Dashnim Hebibi u nda shumë i kënaqur me këtë takim, duke shpresuar se të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, do të kujtojnë e do të punojnë për ate etni shqiptare.

Z. Zenel Neziri, një jetë të tërë ia ka kushtuar çështjes kombëtare, qoftë në atdhe apo në mërgatë, duke qenë zë i palodhur për të drejtat e shqiptarëve dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Ky takim dëshmon edhe një herë se ndjenjat për atdheun dhe përkushtimi për të ardhmen e tij nuk zbehen kurrë, por vetëm forcohen përmes bashkëpunimeve dhe përkushtimit të përbashkët.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit