BallinaDiasporaShoqata “Atdheu” në Bad Ragaz/Zvicër ka themeluar Degën e Gruas

Shoqata “Atdheu” në Bad Ragaz/Zvicër ka themeluar Degën e Gruas

-

Njoftim: Shoqata “Atdheu” ka kënaqësinë të ju njoftojë se është themeluar Dega e Gruas pranë strukturës sonë organizative.

Kjo iniciativë vjen si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të gruas në jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit tonë në mërgatë. Dega e Gruas do të angazhohet për të krijuar hapësira bashkëpunimi, për të organizuar aktivitete me karakter shoqëror, kulturor dhe humanitar, si dhe për të përfaqësuar me dinjitet zërin e grave tona.

Ftojmë të gjitha gratë bashkatdhetare të jenë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme, duke kontribuar me përvojën, idetë dhe vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një komunitet edhe më të fortë, të bashkuar dhe aktiv.

Me respekt,

Shoqata “Atdheu”

Fatushe Ameti – Kryetare

Albulena Iseni – Nënkryetare

Rejhane Memeti – Arkatare

Teuta Destani – Sekretare

Sevxhane Memeti – Antare.

Nga:  Shoqata “Atdheu” në Bad Ragaz/Zvicër

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PAS HAGËS, UNITETI DUHET TË JETË PËRGJIGJJA JONË

0
Përgatiti: Dahest LUMA “T’i lëmë inatet, të mos i lëmë vend përçarjes!” – apeli i PhD. Dashnim Hebibit për maturi, përgjegjësi dhe bashkim pas shpalljes...