BallinaFoto Lajm“Vespucci” mbërrin në Durrës, në anijen italiane ekspozohet trofeu i “Giro d’italia”

“Vespucci” mbërrin në Durrës, në anijen italiane ekspozohet trofeu i “Giro d’italia”

-

E konsideruar si një ndër anijet më të bukura në botë, “Amerigo Vespucci” mbërriti të martën në Durrës, ndalesa e parë e turit të saj mesdhetar.

Anija e Marinës Ushtarake italiane u prit nga ambasadori Marco Alberti.

Në bordin e saj pritet të mbahen fjalët e nderit nga komandanti i saj, nga kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues nga Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve, nga Marina Ushtarake Italiane dhe drejtuesi i RCS Sports & Events, Paolo Bellino.

Prezantimi i z. Bellino pritet të jetë nesër në kuadër të aktivitetit sportiv Giro d’Italia 2025. Etapat e para të kësaj gare do të hapen nga Shqipëria, në datat 9, 10 dhe 11 maj, duke nisur me qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Në anije është krijuar edhe një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet Trofeu “Senza Fine” i eventit sportiv.

Gjatë ditës janë planifikuar takime dypalëshe mes ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologut Guido Crosetto.

Në bordin e “Amerigo Vespucci” prej korrikut 2023 kanë shkelur mbi 43.300 persona për ta vizituar, ndërsa anija ka prekur brigjet e gjithë kontinenteve. Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka ftuar qytetarët ta vizitojnë atë në datat 9–10 prill nga ora 14:00 deri në 20:30.

E ndërtuar në vitet ’20 dhe duke mbajtur emrin e eksploruesit italian që zbuloi Amerikën, anija “Amerigo Vespucci” është kthyer në një shkollë lundruese për të edukuar breza të tërë oficerësh, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BËHU VETËM NJË HERË TRIM!

0
Nga Mehmet ELEZI, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat I ngjan Enverit: projekt i huaj, jo projekt shqiptar. Njësoj si ai, u katapultove nga kabaretë...

MOS E DIGJNI SHQIPËRINË!