/Nga: Dashnim HEBIBI/
Mësues, veprimtarë, prindër dhe dashamirës të arsimit shqip janë mbledhur sot në Glattbrug për të ndjekur punimet e Kuvendit të 11-të të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër – dega e Cyrihut. Në këtë tubim të rëndësishëm për arsimin dhe gjuhën shqipe në mërgatë, po diskutohet për sfidat, arritjet dhe planet e ardhshme të shkollës shqipe në këtë kanton.

Kryetari aktual, Prof. Naser Ulaj, pritet të rizgjedhet në krye të LAPSH Cyrih, falë angazhimit të tij të madh dhe bashkëpunimit të ngushtë me mësuesit, prindërit dhe komunitetin. Gjatë mandatit të tij, z. Ulaj ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në diasporë. Ai, së bashku me stafin dhe bashkëpunëtorët, janë bërë gardianët më të fortë të arsimit shqip në mërgatë.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe figura të njohura të arsimit dhe komunitetit shqiptar, si veterani i arsimit z.Hamze Morina, mësuesja e përkushtuar znj.Saime Isufi, si dhe z.Nexhat Maloku.
Pas përfundimit të punimeve të kuvendit, do të japim informacione të detajuara për përbërjen e re të strukturave dhe vendimet e marra. Kuvendi pritet të filloj në ora 14.30.
SAM24.info