4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“E kuqja Shqiptare” në New York

Duhet ti lexosh

/ Nga: Rafaela Prifti/

Foto: Sokol Paja

“E kuqja Shqiptare” – ekspozitë e artistëve shqiptarë u hap në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Manhattan me bashkëorganizim të Lidhjes Shqiptare Evropiane dhe Odës Ekonomike Shqiptare. Ekspozita është pjesë e ciklit kulturor në të cilin paraqiten punime të artisteve të vendeve ku hapet ekspozita artistike.

Ambasadori i Kosovës Blerim Reka përshëndeti të pranishmit, organizatorët dhe artistët si përcjellës jo vetem të vlerave artistike por edhe atyre kombëtare. Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Suela Janina e quajti të rëndësishëm faktin që ekspozita hapej në Konsullatën e Kosovës “që është arritje për kombin” por edhe faktin që mbahet në Nju Jork, si vend mikpritës dhe dashamirës.

Për artistët kuratore: Melita Cekani dhe pjesëmarrësit Fabio Thaçi, Fadil Berisha, Ilir Berisha, Klodian Marku, Zini Veshi dhe Mariana Eksi, kryediplomatët thanë se janë përfaqësuesit më të mirë të kulturës dhe kombit tonë.

Një mbrëmje kulturore dhe atdhetare që bashkoi artistë e veprimtarë shqiptarë dhe promovoi vlerat tona kombëtare dhe trashëgiminë e shkëlqyer artistike shqiptare në New York.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit