4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih takon deputetin shqiptar në Parlamentin e Zvicrës

Duhet ti lexosh

/ Nga Dashnim HEBIBI/ 

Cyrih, 25 mars

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, siç njofton SAM24.info ka pritur sot në konsullatë deputetin e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutuan çështje me rëndësi për komunitetin shqiptar në Zvicër, përfshirë ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fuqizimin e mëtejshëm të diasporës shqiptare.

Lidhur me këtë takim, z. Berisha deklaroi:

„Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Islam Alijaj, deputet në Parlamentin e Konfederatës Zvicerane. Gjatë këtij takimi të frytshëm, diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me mërgatën, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fuqizimin e mëtejshëm të komunitetit tonë në Zvicër dhe përtej. Falënderojmë z. Alijaj për angazhimin e tij dhe përkushtimin në avancimin e çështjeve me interes për mërgatën tonë në Zvicër!“

Ky takim konfirmon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar në Zvicër në përpjekjet e tij për integrim dhe ruajtje të identitetit kulturor, njofton SAM24.info

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit