Duke folur në faqen e internetit në bordin e Air Force One, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ishte i shqetësuar se konflikti mund të çonte në “Luftën e Tretë Botërore”. Ai tha se nuk ka njeri në botë që do ta ndalojë Putinin, përveç tij.
Duke folur për luftën në Ukrainë, presidenti Trump tha se situata është “disi nën kontroll”. Tutje ai tha se ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, por dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai u shpreh se do të donte të shihte ndaljen e vrasjeve ushtarëve, teksa shfaqi brengën se kjo do të mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore.
“Do të doja të shihja nëse mund të ndalonim vrasjen e ushtarëve, edhe pse ata nuk janë ushtarë amerikanë. Një gjë e tillë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, tha ai, raporton The Guardian.
Megjithatë, Trump tha se ndihet optimist për ndaljen e luftës.
“Unë mendoj se është disi nën kontroll. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Presidentin Putin dhe, në fakt, një marrëdhënie të mirë edhe me presidentin Zelenskyy. Do të ishte një gjë e mrekullueshme të mund ta ndalonim atë. Dhe unë do ta them këtë, askush tjetër nuk do të mund ta bënte”, deklaroi ai.
Trump tha se kishte pasur “diskutime racionale” me Putinin dhe se vetëm presidenti i SHBA-së mund ta ndalonte atë.
“Unë nuk mendoj se ka njeri në botë që do ta ndalojë Putinin, përveç meje, dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndaloj atë. Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe unë thjesht dua të shoh që njerëzit të mos vriten. Ata po humbasin 2500 fëmijë të vegjël në javë dhe ata janë rusë dhe ata ukrainas”, tha Trump, njofton rtk.