Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin

by administrator
11:56 11/03/25
in Arsimi
Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka nisur zyrtarisht në 700 shkolla të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, duke angazhuar mbi 11 mijë nxënës të klasave të nënta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në nisjen e konkursit nga shkolla “E Kuqe” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

“Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe tashmë realizohet për të tretin vit radhazi në shkollat 9-vjeçare dhe janë 700 shkolla në të gjithë Shqipërinë që janë pjesë e organizimit të këtij konkursi të madh kombëtar. Më shumë se 11 mijë nxënës ne presim që të angazhohen në këtë garë për të përçuar atë që ne kemi më të shtrenjtë, gjuhën shqipe, pasurinë tonë të madhe, identitetin tonë kombëtar, që na lidh dhe na bashkon.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Tema e këtij viti, “Gjuha Shqipe dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale”, reflekton sfidat e reja që komunikimi digjital sjell për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë kombëtare.

“Gjuha shqipe nuk është thjeshtë një mjet komunikimi, është pasuria jonë më e madhe, ndaj ne duhet ta mbrojmë, ta trashëgojmë, ta flasim bukur atë dhe tema e këtij viti që ne kemi përzgjedhur është “Gjuha Shqipe dhe Kominikimi Qytetar në Epokën Digjitale”.,” shtoi Ministrja Manastirliu.

Konkursi do të përmbledhë elementë të ndryshëm duke filluar nga poezitë, pyetjet e shpejta, projektet inovative, duke treguar se sa njohuri kanë nxënësit për gjuhën shqipe.

“Do të kemi mundësi që të shohim jo vetëm skuadra të mirëpërgatitura të cilat do të garojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet elementeve të ndryshëm të këtij konkursi, duke filluar nga poezitë, duke vijuar me kuicet, duke vazhduar me projektet inovative, duke treguar se sa shumë njohuri ju keni marrë për arsimimin tuaj, por nga ana tjetër edhe duke vendosur në këtë garë të madhe në nivel kombëtar të gjitha aftësitë tuaja, kompetencat tuaja dhe çfarë mësuesit u kanë mësuar, por edhe çfarë ju keni eksploruar, çfarë ju keni mësuar gjatë gjithë këtyre viteve për t’i vendosur në këtë arenë të madhe të këtij Konkursi Kombëtar.”, tha Ministrja, Ogerta Manastirliu.

Pas kësaj fazë të parë, ku konkursi zhvillohet mes klasave të nënta në çdo shkollë për të identifikuar nxënësit që shfaqin talent ose aftësi të spikatura gjuhësore, të cilët do të përfaqësojnë shkollën në nivele të tjera, skuadrat garojnë në nivel rajoni për të nxjerrë 20 skuadrat më të mira do të shkojnë në fazën gjysmëfinale, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH. Finalja e madhe do të shpallë fituesit e konkursit, të cilët do të vlerësohen për njohuritë e tyre të thelluara në gjuhën shqipe.

“Unë jam e bindur që do të fitojnë më të mirët, por ajo që do të fitojë vërtet është gjuha shqipe. Përmes pjesëmarrjes së fëmijëve dhe angazhimit të tyre, gjuha jonë e bukur do të lartësohet edhe më shumë. Suksese të gjithë nxënësve në këtë garë të madhe kombëtare”, ishte urimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu për të gjithë nxënësit.

Ky është edicioni i tretë i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që zhvillohet me nxënësit e klasave të nënta në mbarë vendin, njofton oranewsal.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh