BallinaFoto LajmSHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

-

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, për shkak të “mosveprimit ndaj përndjekjes së vazhdueshme të studentëve hebrej”, njoftoi të premten Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA).

Qeveria amerikane tha se fondet e anuluara do të zbriteshin nga projektet me vlerë të përgjithshme prej 5 miliardë dollarësh të caktuara për Universitetin Kolumbia. Njoftimi u bë nëpërmjet një deklarate të përbashkët të Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Arsimit dhe Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Universiteti i Kolumbias u vendos në epiqendër të protestave universitare, gjatë të cilave demonstruesit kërkonin dhënien fund të mbështetjes amerikane për Izraelin, për shkak të vdekjeve në radhët e civilëve dhe krizës humanitare të shkaktuar nga operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë.

Gjatë protestave dhe kundër-protestave pati akuza për antisemitizëm dhe islamofobi . Universiteti i Kolumbias ka thënë më parë se ka bërë përpjekje për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

“Anulimi i këtyre fondeve të taksapaguesve është sinjali ynë më i fortë deri më tani se qeveria federale nuk do të jetë palë me një institucion arsimor si Kolumbia, që nuk mbron studentët dhe punonjësit hebrej”, tha Leo Terrell, drejtues i grupit të punës për antisemitizmin në Departamentin e Drejtësisë. Nuk u bë menjëherë e qartë se cilat janë konkretisht projektet dhe fondet që po anulohen, njofton euronewsal.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...