“Këto jashtnxjerrje që me mëngjes sikur t’ia kursenit vetes, do ishte mirë. Se jeni goxha burra, ca nga ju as burra nuk janë. Aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori i Kukësit është duke punuar për të lidhur disa kontrata. Për sa i përket naftës në Shpirag, një nga kompanitë më të mëdha të botës zbuloi një rezervë, por kostoja bëhet shumë e lartë dhe jemi duke punuar për mënyra të tjera. Por mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet. Hiqeni këtë zakon që ju ka mësuar bufi i kënetës. Mos u gëzoni se jeni bijë nënash dhe baballarësh.
Ku e shikon ti që më ka zënë frika? Mua më zë frika që koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do të jetë aty e hapur pafundësisht. Ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht që të jemi të barabartë mes të barabartëve. Zoti na ka sprovuar duke pasur mbi kokë një sërë hajvanësh. Por tani është momenti për të menduar si shqiptar”, njofton oranews.