BallinaAtdheuKQZ: Jemi brenda afateve, shpallja e rezultateve më së largu deri më...

KQZ: Jemi brenda afateve, shpallja e rezultateve më së largu deri më 5 mars

-

Derisa sot janë bërë plot 15 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se janë në kuadër të planifikimeve që kishin bërë qysh me miratimin e planit të aktiviteteve në gushtin e vitit të shkuar, sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Sipas këtij plani, shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët është planifikuar të bëhet deri më 5 mars, ndërkaq, certifikimi i tyre, që ndodh pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, është planifikuar të bëhet deri më 18 mars.

Në konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se, po punojnë që shpallja e rezultateve të bëhet më herët se planifikimet.

“Andaj, vlerësojmë se KQZ-ja nuk është duke u vonuar, por po zbaton Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Këto detyrime ligjore nuk mund të tejkalohen”, tha ai.

Elezi, tha se në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë nevojitur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet përfundimtare.

“Në krahasim me proceset zgjedhore të viteve të kaluara, përgjegjësitë e KQZ-së në zgjedhjet që janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti janë shumëfish më të mëdha.

Një përgjegjësi e madhe që më herët nuk ka ekzistuar, ishte numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit dhe që u bë me transparencë të plotë. Në të kaluarën ky numërim bëhej më shpejtë dhe atë brenda pak orëve, pasi në vendvotime së bashku me votat e subjekteve politike numëroheshin edhe votat e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, në Qendrat Komunale të Numërimit përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime për të hequr të gjitha dilemat që janë krijuar në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha tutje ai para gazetarëve.

Sqaroi se në Qendrat Komunale të numërimit në 38 komuna  është bërë edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, pas procesit në numërimit të votave të subjekteve politike. Kjo sipas tij, kishte për qëllim heqjen e të gjitha dilemave me rastin e publikimit të rezultateve preliminare.

Ndërkohë ende nuk ka ditë të saktë se kur do të nisë numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht e atyre të personave me nevoja të veçanta. Elezi tha se ky proces do të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta e votave nga votimi jashtë vendit,  besojmë se do të fillojë brenda disa ditësh në QNR”, tregoi Elezi, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola,...