BallinaAtdheuRubio: ShBA mbështetën me krenari rrugëtimin e Kosovës për t`u bërë shtet

Rubio: ShBA mbështetën me krenari rrugëtimin e Kosovës për t`u bërë shtet

-

Sekretart amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia për rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një ngjarje për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, shumëetnik dhe të begatshëm. Paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik rajonal mbeten thelbësorë për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa festoni pavarësinë tuaj, nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet popujve tanë”, thuhet në urim.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përurohet në Lipjan obelisku për UÇK-në, shkronjat e arta ndriçojnë kodrën...

0
Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar një obelisk i veçantë me tri shkronjat e arta “UÇK”, raporton KosovaPress. Vendosja e...