Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Berisha për “La Stampa”: Kur PD të vijë në pushtet, kontrata me Italinë për emigrantët nuk do rinovohet

by administrator
10:23 13/02/25
in Atdheu në objektiv
Berisha për “La Stampa”: Kur PD të vijë në pushtet, kontrata me Italinë për emigrantët nuk do rinovohet
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse opozita do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, kontrata e lidhur me Italinë për ndihmën në menaxhimin e emigrantëve nuk do të rinovohet. Gjatë një interviste për median italiane “La Stampa”, Berisha shpjegoi se opozita i kundërshtoi këto qendra për arsye humanitare, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka shpallur marrëveshjen si të ligjshme. Ai shtoi se PD do të respektojë marrëveshjet ekzistuese, por pas 5 vitesh nuk do ta rinovojë kontratën.

“Ne nuk do të ndryshojmë asgjë në këtë kontratë, por do ta respektojmë. Ne kundërshtuam qendrat e emigrantëve në Shqipëri, për arsye humanitare dhe apeluam. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë tha se janë në përputhje me ligjet, ndaj nëse vijmë në pushtet nuk do të ndryshojmë asnjë presje dhe do të respektojmë marrëveshjet. Meloni gjithashtu arriti t’i vëzhgonte nga OKB-ja, kaq mirë. Pastaj, Italia është një vend mik, Forza Italia e qendrës së djathtë ka qenë gjithmonë aleate, kemi marrëdhënie edhe me Fratelli d’Italia dhe Salvini. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se pasi të kalojnë 5 vitet, kontrata me Italinë nuk do të rinovohet. Por unë do t’ju them se qendra e Shëngjinit dhe e Gjaderit nuk janë debat për ne fushatë elektorale”, theksoi Berisha.

Në lidhje me fushatën elektorale, Berisha bëri të ditur se Chris LaCivita, një strateg amerikan i fushatës së Donald Trump, është angazhuar si drejtues i fushatës së PD-së. Ai theksoi se LaCivita do të ndihmojë në “çmontimin e kopshtit të Sorosit në Shqipëri”, ndërsa vlerësoi fitoren e Trump si një arritje të jashtëzakonshme.

“Sigurisht, ai fluturoi këtu dhe ne po organizohemi. Ai erdhi për të më ndihmuar të çmontoj këtë kopsht të Xhorxh Sorosit, promotorit të politikave që përçajnë shoqërinë si ato që promovojnë se nuk ka vetëm dy gjini, burri dhe gruaja. Soros është “kryekorruptuesi”, ai blen politikanët në mbarë botën me armën e ekstremizmit të majtë. Rama është kukulla e tij dhe e djalit të tij Aleksit, i cili çdo dy-tre javë kalon disa ditë në vendin tim për arsye shumë të errëta”, tha ai.

I pyetur për financimin e bërë për ardhjen e LaCivita si drejtues i fushatës, Berisha tha se janë ende në finalizimin e kontratës, por shtoi se do paguhet “me të njëjtat para që kam investuar në vitin 2005”.

“Deri më sot ai është shprehur publikisht se Sali Berisha është partneri më besnik i SHBA-së. Çdo ditë ai po planifikon ngjarje që unë të takoj njerëz. Fitorja e Trump është fitorja më tingëlluese që nga Lufta e Dytë Botërore. Trump i kishte të gjithë kundër tij dhe ai e bëri atë të fitonte. LaCivita është një gjeni”, shtoi Berisha, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh