2.6 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Nga 1 prilli me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE

EKSKLUZIVE

Dogana e Kosovës bën të ditur se kanë pranuar një njoftim zyrtar nga BE në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Dogana e Kosovës njofton transportuesit dhe bizneset në Kosovë se ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD,  që ka të bëjë me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së. Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli 2025.

“Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj. Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS)”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Dogana bën të ditur se ky ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion, njofton rtk.

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme