3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti letër BE-së: Serbia vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të Luginës

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, e ka informuar dhe denoncuar shtypjen e vazhdueshme të regjimit serb, dhe të Beogradit zyrtar, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai tha se shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor e identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kurti ka theksuar se, gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta e liri, e një shtet që po i integron në sferat shoqërore, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave e spastrim etnik administrativ.” Shqiptarët në Serbi janë të papërfaqësuar në institucione publike e ato shëndetësore e juridike, nuk iu ofrohen shërbimet të cilat iu takojnë, iu mohohet arsimimi në gjuhën e tyre, nuk iu njihen diplomat e nuk kanë të drejta e as liri themelore”.

Sipas tij mbi  10 për qind e qytetarëve shqiptarë janë fshirë nga listat e votuesve e nuk mund të ushtrojnë të drejtën themelore të votës.

Ai ka thënë se 30 deri në 70 për qind është niveli i papunësisë në zonat e banuara me shqiptarë, shumë herë më e lartë se mesatarja e vendit prej 12 për qind. “Spitali rajonal në Vranjë nga mbi 1000 punëtorë i ka veç dy shqiptarë e në Medvegjë, nga rreth 2000 punonjës komunalë, veç 12 janë shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook .

Gjithashtu, Kurti ka denoncuar ngritjen e bazave ushtarake serbe në Bujanoc dhe zonat përreth, si dhe vendosjen e 48 bazave operacionale në kufirin me Kosovën.

“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve përkrahet nga shteti atje. Simbolet kombëtare janë rreptësisht të ndaluara bashkë me shprehjen kulturore e artistike. S’ka integrim, por terrorizim. Komuniteti i shqiptarëve nuk integrohet, por Beogradi tenton ta frikësojë. I kanë ngritur bazat ushtarake në Bujanoc, e cila është edhe ndër më të mëdhatë në vend, si dhe i kanë vendosur 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, specifikisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për caktimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga qeveria serbe, për të cilin ka thënë se  përbën gjithashtu një kërcënim të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke rrezikuar shpërnguljen masive dhe përsëritjen e traumave të së kaluarës.

Kurti ka  thënë se represioni i vazhdueshëm dhe sistematik i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës qëndron në kundërshtim me vlerat evropiane e demokratike, teksa ka kërkuar reagim e veprim urgjent nga Bashkimi Evropian.

“Aktet e veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës janë antiteza e parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe kërkon reagim e veprim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Kurti, njofton rtk.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit