3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Duhet ti lexosh

Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor më 9 shkurt ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë incident madhor, që do ta cenonte atë.

Ajo tha se plani i saj operacional, i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, “është realizuar me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Në një komunikatë për media, Policia po ashtu bëri të ditur se, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar gjashtë raste – prej tyre katër për vepra penale kundër të drejtave të votimit dhe dy për sulme ndaj personit zyrtar dhe kanosje.

“Janë trajtuar edhe disa raste të tjera, të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë, janë evidentuar si shënime zyrtare”, tha Policia e Kosovës, njofton euronewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit