0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

E plotësuar. Rezultatet e fundit nga KQZ

Duhet ti lexosh

Po vazhdon numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe procesimi i tyre. Sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të KQZ-së, në orën 17:12, janë numëruar 97.71% përqind e votave. Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.94 % të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.11%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.67 % të votave, dhe AAK 7.44 %.

/ Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të procesojë të dhënat nga numërimi i votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së (ora 13:09), deri më tani janë numëruar 93.25% e votave.

Numërimi i votave më herët kishte përfunduar në dhjetë komuna: Drenas, Kamenicë, Obiliq, Malishevë, Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh e Kllokot.

Nga rezultatet e fundit numërimi i votave ka përfunduar edhe në pesë komuna tjera.

Numërohen 91.47 për qind e votave: LVV 40.96%, PDK 22.42 %, LDK 17.62 %, AAK-NISMA 7.56 %

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 % e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja deri në orën 11:04, ku janë numëruar 90.09 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë është AAK-Nisma me 7.56 për qind të votave.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

—–
Rezultatet nga gati 90% e vendvotimeve: LVV merr mbi 300 mjë vota
/ Janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka dalë me statistika të reja në orën 6:04 minuta. Është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.


KQZ numëron 73.04 për qind të votave

Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 73.04% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 41.99 % (258,020 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.68% (139,357 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.90% (109,986 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 7.56% (46,434 vota)

Lista Serbe me 2.98% (18,313 vota)

Koalicioni për Familje me 2.29% (14,094 vota)

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit