4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mbyllet protesta e PD, Berisha niset drejt Romës për takim me diasporën

Duhet ti lexosh

Ka zgjatur më pak se 2 orë protesta e opozitës para Kryeministrisë. Protesta u mbyll menjëherë pas fjalimit të kreut të PD, Sali Berisha pa incidente të rënda.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri me dije për të pranishmit në protestë se lideri i PD do të nisej menjëherë drejt Romës ku do të zhvillonte takime me diasporën shqiptare.

Protesta e radhës kombëtare e PD, megjithëse masive ishte një nga më të qetat e zhvilluara vitin e fundit, ku përveç hedhjes së disa mjeteve piroteknike gjatë kohës që fliste Berisha, nuk u regjistrua asnjë incident tjetër i rëndë. Fjalim para protestuesve, përveç kryedemokratit Berisha dhe kreut të PL, Ilir Meta që iu drejtua protestuesve me një audio regjistrim, mbajtën edhe Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i PR. Shpërndarja e protestuesve është bërë qetësisht dhe qarkullimi i automjeteve i është kthyer shumë shpejt normalitetit në bulevardin kryesor të kryeqytetit, njofton euronewsal.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit