BallinaAtdheu25 vjet nga 11 Shtatori, Begaj: Dëshmi e pasojave të tmerrshme të...

25 vjet nga 11 Shtatori, Begaj: Dëshmi e pasojave të tmerrshme të urrejtjes. Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

-

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave.

Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme. Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë”, shkroi Presidenti.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më paqësore për brezat e ardhshëm, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NIS EDIZIONI I DYTË I EXPO ARBËRIA NË SPEZZANO ALBANESE

0
Nga 18 deri më 20 shtator 2026, takimi që feston historinë, artin, ushqimin, verën dhe traditat e komuniteteve me origjinë shqiptare. SPEZZANO ALBANESE. Një festival...