BallinaAtdheu11 emigrantë të paligjshëm arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, AMP...

11 emigrantë të paligjshëm arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, AMP nis hetimet

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.

Për këtë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qenë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.

Të gjithë këta persona janë te kapur me heret nga autoritetet shqiptare në tentative për të kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Qendra e mbyllur për te huaj, Karreç ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.

Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra nis kthimin e azilkërkuesve në Itali pas katër vitesh bllokadë

0
BERN – Për herë të parë pas katër vitesh, Zvicra pritet të rikthejë në Itali azilkërkues që kanë hyrë në territorin zviceran përmes shtetit fqinj....