BallinaBiznesiZvicranët bëjnë kursime dhe zgjedhin oferta më të lira

Zvicranët bëjnë kursime dhe zgjedhin oferta më të lira

-

Zvicra, e njohur si një nga vendet më të pasura në botë, po përballet me një sfidë të re për qytetarët e saj: çmimet e larta të jetesës. Një analizë e Zyrës Federale të Statistikave (BFS) ka treguar se produktet dhe shërbimet në Zvicër janë pothuajse dy herë më të shtrenjta se në Bashkimin Evropian. Sipas BFS-së, nëse një produkt në BE kushton 100 euro, ai në Zvicër shitet me 182 franga. Kjo e bën Zvicrën vendin më të shtrenjtë në Europë, duke e kaluar edhe Islandën dhe Luksemburgun.

Pasojat për konsumatorët janë të dukshme: qytetarët zviceranë planifikojnë të kufizojnë shpenzimet në vitin 2026. Një sondazh i kompanisë këshilluese Alixpartners tregon se një e treta e të anketuarve synojnë të shpenzojnë më pak, ndërsa vetëm një e pesta planifikon të rrisë shpenzimet.

Ku do të kursejnë zviceranët?

Sipas sondazhit, më shumë presion ndjehet në kategoritë jo-ushqimore dhe të bukurisë: 29% e të anketuarve do të reduktojnë shpenzimet në këto fusha. Arsyeja kryesore është pakësimi i të ardhurave të disponueshme dhe ndjenja se “më në fund kanë blerë sa u nevojitej”.Përveç kursimit të shpenzimeve të panevojshme, zviceranët po zgjedhin të blejnë më rrallë, të kthehen tek markat më të lira, dyqanet diskontuese dhe produktet e përdorura. “Produkte të bukurisë dhe kujdesi personal po bëhen një levë kryesore për buxhetin e familjes,” thotë Esther Liesenberg, Partner & Managing Director në Alixpartners, transmeton 20min.ch. Edhe udhëtimet dhe restorantet po shohin një kursim të dukshëm: vetëm 35% e zviceranëve do të shpenzonin paratë shtesë për udhëtime, ndërsa 30% thjesht do t’i kursenin. Vetëm 8% planifikojnë të rrisin shpenzimet për darka jashtë.Megjithatë, konsumimi i ushqimeve mbetet relativisht stabil: 67% e të anketuarve nuk parashikojnë ndryshim në buxhetin për ushqime.

Por konkurenca në këtë sektor është e ashpër: konsumatorët po krahasojnë çmimet, ndjekin oferta, preferojnë markat e dyqanit dhe ndryshojnë dyqan për të gjetur ofertën më të mirë. Shumë prej tyre planifikojnë të blejnë më shpesh në dyqane diskontuese, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch. 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUR INJORANCA VESHET ME DRITA DHE DIJA MBETET NË ERRËSIRË

0
Nga Dashnim HEBIBI Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron...

KËTO RRUGË