BallinaFoto LajmZvicra furnizon Serbinë me pajisje për përgjim, pavarësisht shqetësimeve për keqpërdorim të...

Zvicra furnizon Serbinë me pajisje për përgjim, pavarësisht shqetësimeve për keqpërdorim të tyre

-

Një kompani zvicerane ka furnizuar qeverinë serbe me pajisje për mbikëqyrje dhe përgjim, përfshirë një sistem gjeolokimi dhe kapëse IMSI, që mundësojnë ndjekjen e telefonave celularë. Konfederata Zvicerane e miratoi këtë shitje në vitin 2023 me një vlerë rreth 2.19 milion dollarë.

Megjithatë, Zvicra nuk ka zbuluar emrin e kompanisë që ka ofruar pajisjet dhe as nëse ato janë dorëzuar tek shërbimet sekrete serbe apo tek Ministria e Brendshme. Sipas Ministrisë së Ekonomisë të Zvicrës, në momentin e miratimit të shitjes, nuk kishte prova që sugjeronin se pajisjet do të përdoren për shtypje të opozitës ose për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ky veprim vjen në një kohë kur në Serbi janë ngritur akuza se qeveria ka përdorur teknologji për të spiunuar gazetarët dhe aktivistët, siç ka raportuar Amnesty International. Gjithashtu në Serbi prej kohësh po zhvillohen protesta masive për shkak të akuzave të korrupsionit, duke sjellë dorëheqjen e kryeministrit serb, Milos Vuçeviç dhe lëkundur themelet e qeverisë presidentit Vuçiç, njofton rtsh. (Foto ilustrim)

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të...

0
Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të...