3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, Topalli mesazh Diasporës: Ja tre hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar

Duhet ti lexosh

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka bërë të ditur tre hapat që sipas saj, u duhen qytetarëve shqiptarë në diasporë të regjistrohen për zgjedhjet.

Sipas Topallit, zgjedhësi, që banon nga jashtë territort të Shqipërisë ka të drejtë për t’u regjistruar nga data 11 Janar.

Mesazhi i Topallit

Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.

Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.

Per kete ai ngarkon në platformë:

  1. a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;

(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit

(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email

PD ka bërë publike regjistrimin on-line për diasporën në faqen e saj zyrtare, ‘Diaspora zgjedh Atdheun‘.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit