0.9 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Zeqë Gashi: “Një mbrëmje që la gjurmë – fjala, libri dhe dinjiteti i diasporës shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Winterthur

Nga Winterthur-i, Zeqë Gashi ndau një mesazh të thellë vlerësimi dhe mirënjohjeje për një ngjarje kulturore që do të mbetet gjatë në kujtesën e mërgatës shqiptare. Promovimi i dy librave, “Udhëtim drejt rrënjëve” dhe “Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, u shndërrua në më shumë se një akt letrar – ishte një mbrëmje emocionesh, historie dhe reflektimi kombëtar.

“Ka mbrëmje që nuk harrohen, jo për madhështinë e sallës, por për peshën e fjalës, emocionin dhe ndjenjën që lënë pas”, shprehet Zeqë Gashi, duke vënë në pah se kjo ngjarje ishte pikërisht një nga ato çaste që mbeten në zemër dhe në kujtesë.

Sipas tij, autorët PhD. Dashnim Hebibi dhe Florim Useini, me veprat e tyre, nuk sollën vetëm dy botime të reja, por ndërtuan ura të qëndrueshme mes brezave, mes mërgatës dhe atdheut, mes kujtesës historike dhe realitetit të sotëm.

“Kjo është punë që bëhet me dije, por mbi të gjitha me shpirt”, thekson Gashi.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ndarja e çmimit “Ikona e Diasporës Shqiptare” për Ambasadorin Rexhep Demiri, një nderim i bërë nga pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës. Ky çast, sipas Zeqë Gashit, ishte një moment i rrallë ku historia foli me dinjitet. Ishte nder jo vetëm për Ambasadorin Demiri, por edhe krenari për gjithë diasporën shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e unitetit dhe vlerësimit të meritave.

Në këtë program domethënës mori pjesë edhe Ansambli TROJET, i udhëhequr nga presidenti i tij, së bashku me anëtarët dhe prindërit e fëmijëve. Prania e tyre i dha ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe edukativ, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të ansamblit në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar në mërgatë.

Zeqë Gashi theksoi se Ansambli TROJET ishte pjesë aktive e këtij promovimi jo vetëm për librat në gjuhën shqipe dhe gjermane, por edhe për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ikona e Diasporës”, të organizuar nga Instituti Helvetik i Evropës Juglindore për Ambasadorin Demiri. Një moment simbolik ishte edhe dorëzimi i flamurit kombëtar pasardhësit të Ismail Qemal Bej Vlorës – një akt me peshë të fortë historike dhe emocionale.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Zeqë Gashi shpreh krenarinë dhe respektin e thellë për organizatorët dhe autorët: “Ju përgëzoj nga zemra për punën tuaj madhore, për seriozitetin, përkushtimin dhe guximin për të lënë gjurmë. Krenar për ju si miq, si intelektualë dhe si shqiptarë që e doni kombin me vepra.”

Kjo mbrëmje në Winterthur dëshmoi edhe një herë se diaspora shqiptare, kur bashkohet rreth librit, kulturës dhe vlerave kombëtare, di të krijojë ngjarje që nuk harrohen dhe që e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar kudo në botë, transmeton helveticALforum.ch

Foto nga Daut Luboja, mjeshtër

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme