3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir të Amantias, i përket shekullit III para Krishtit

Duhet ti lexosh

Në Parkun Arkeologjik të Amantias gërmimet kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm, i cili mendohet se është ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe u shkatërrua në shekullin VI pas Krishtit.

Ky fortifikim i fuqishëm, sipas ekspertëve, hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike. Zbulimi u nda edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Përveç murit, u kryen edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale dhe punime konservuese mbi monumentet e tjera të evidentuara vitet e fundit, të cilat ishin të rrezikuara nga faktorët klimatikë. Këto gërmime dhe restaurime po pasurojnë më tej peizazhin arkeologjik të Amantias, duke sjellë fakte të reja për jetën e qytetit ilir dhe duke garantuar ruajtjen e tyre për vizitorët e sotëm dhe brezat e ardhshëm, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit