BallinaFoto LajmVullnetarja amerikane që shërben në jug të Shqipërisë, Haley Hunt rrëfen përvojën

Vullnetarja amerikane që shërben në jug të Shqipërisë, Haley Hunt rrëfen përvojën

-

Haley Hunt është në një moshë fare të re. Në atë moshë kur të rinjve të brezit të asaj, në çdo vend të botës, u falet të thurin ëndrra për të ardhmen e tyre. Ndërsa me Haley nuk ndodh kështu.

Prej dy vitesh, ajo zgjodhi të shërbejë në qytetin e ekstremit jugor shqiptar. Për momentin ne e gjetëm në një orë mësimi të gjuhës angleze në shkollën e mesme të Bashkuar “Bido Sejko”.

Për Haley është pasuri që kundrejt dhënies së mësimit të anglishtes, ka marrë si dhuratë mësimin e shqipes.

“Jam shumë falënderuese për këtë smartlab dhe është një mundësi shumë ë bukur për fëmijët”, u shpreh Haley Hunt.

Mësimdhënia na thanë se mbetet një nga profilet e Harley, pasi ajo bën në Konispol edhe infermieren, që është profesioni i saj. Po kështu, Harley është përshirë në dhënien e lëndës së edukimit fizik dhe lëndëve të tjera, që e bëjnë ta shprehë në mënyrë sa më shteruese veten

“Kemi dy vite që Haley Hunt është vullnetarja e “Korpusit të paqes” dhe punon në shkollën tonë”, u shpreh drejtoresha e shkollës, Braho.

Vetë Haley, të cilës nuk i largohet ndonjëherë buzëqeshja nga fytyra, shprehet mirënjohëse për çfarë ka gjetur në Konispol, sikur nga shërbimet që jep të ishte përfituese ajo vetë, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BE-ja investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve për...

0
BRUKSEL – Bashkimi Evropian po rrit investimet në teknologjinë e dronëve, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e sigurisë së kufijve dhe për t’iu përgjigjur...