3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Vota e diasporës rol kyç për të ardhmen e Shqipërisë”/ Partia Demokratike takim me shqiptarët në Bergamo të Italisë

Duhet ti lexosh

Përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një ditë më parë takim me emigrantët shqiptarë në Bergamo të Italisë, ku u diskutua për zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat ekonomike të vendit.

Në takim morën pjesë kryetari i Bashkisë së Bergamos, Gianfranco Gaforelli, deputeti i PD-së Dashnor Sula, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo dhe organizatori i PD në Bergamo Endi Farruku.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, deputeti Dashnor Sula theksoi rëndësinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në votime. Sula tha se ka ardhur koha për një ndryshim në Shqipëri, ndërsa theksoi dhe rolin e rëndësishëm të këshilltarit politik amerikan Chris LaCivita në hartimin e strategjisë për fushatën e 11 Majit.

Në takimin e mbajtur, PD prezantoi edhe disa nga premtimet e programit të saj të qeverisjes të cilat ishin:

  • Paga mesatare 1200 euro dhe rroga minimale 500 euro.
    • Minimumi jetik 200 euro për të mbështetur shtresat më në nevojë.
    • Karta e Konsumatorit, që do t’u mundësojë qytetarëve me të ardhura të ulëta zbritje në ushqime, barna dhe subvencione për energjinë dhe ujin.
    • Lehtësira për emigrantët që kthehen, duke i përjashtuar nga taksat për 5 vitet e para nëse hapin biznes në Shqipëri.
    • Luftë kundër korrupsionit dhe shpenzimeve të panevojshme qeveritare, duke garantuar një administratë më transparente dhe eficiente.

Gjatë takimit PD theksoi gjithashtu se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit