1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vota e diasporës, Jozefina Topalli fton shqiptarët të aplikojnë në portalin e KQZ

Duhet ti lexosh

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, fton shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të regjistrohen në portalin e KQZ-së (https://diaspora.kqz.gov.al) për të mos humbur mundësinë e votimit në zgjedhjet e 11 Majit.

Topalli thekson se nga takimet e deritanishme i është shtruar si shqetësim garancia e votës, por përgjigjja e saj është se vota duhet të jetë masive me qëllimin për të firmosur ndryshimin.

Ata po e përdorin administratën në çdo qelizë të vet, duke kondicionuar çdo vend pune me vendin e punës dhe me bukën e gojës të atyre që punojnë në administratën shtetërore, duke i detyruar të sjellin numrin e caktuar të familjarëve të tyre që jetojnë në diasporë dhe për t’i kontrolluar nëse janë regjistruar. Ambasadat janë përdorur në kundërshtim me ligjin, me kushtetutën,” deklaroi znj. Topalli.

Drejtuesja politike e demokratëve thekson se opozita vjen në këtë sfidë zgjedhore vetëm me kartën morale, kundrejt luksit të takimeve qeveritare.

Betejën në fushën e parasë dhe të luksit e kanë të fituar ata. Betejën në fushën morale, etike, të perspektivës dhe të ekzistencës të Shqipërisë dhe shqiptarëve është në anën tjetër,” tha ish-kryeparlamentarja.

Pabarazi është edhe fakti, thotë Topalli, që vetëm para pak javësh Partia Demokratike ishte në kufijtë e mbijetesës, me liderin e saj, Sali Berisha, të arrestuar.

Vështirësi që asnjë force tjetër politike në opozitë nuk i ka ndodhur, siç i ka ndodhur kësaj partie, duke i marrë vulën, duke i marrë emrin, duke i arrestuar kryetarin e partisë, duke i marrë financat. Faktikisht kemi qenë një parti e arrestuar,” nënvizoi drejtuesja e PD-së për diasporën. Për Jozefina Topallin, maksimalizimi i votës së diasporës kërkon angazhimin e të gjitha forumeve të PD-së, sikundër të çdo anëtari të thjeshtë të kësaj force politike./Anisa Kadesha/rtsh

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit