BallinaAktualitetiVota e Diasporës, Ilirjan Celibashi publikon pikat e DHL të hapura të...

Vota e Diasporës, Ilirjan Celibashi publikon pikat e DHL të hapura të shtunën në Greqi

-

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar listën me pikat e DHL-së të hapura sot në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi u është drejtuar me një mesazh votuesve nga jashtë me banim në Greqi. “Në listën e shfaqur keni pikat e DHL të hapura sot në mbarë Greqinë dhe orarin e punës së tyre për datën 3 Maj 2025”, deklaron Celibashi krahas listës së publikuar në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se “në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore”.

KQZ publikoi informacionin e detajuar mbi adresat e pikave të shërbimit, oraret e operimit dhe zonat që mbulohen nga secila pikë. /KJ

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CIKËL POETIK NGA GIULIANA DONZELLO

0
Giuliana Donzello ka lindur në Venecia ku përfundoi studimet universitare në Letërsi dhe më pas u specializua në Universitetin e Firences. Që në fillimet...