3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Vota e diasporës, ambasadori Zalba: Hap i duhur, të gjithë kanë të drejtë të votojnë

EKSKLUZIVE

Vota e diasporës është e rëndësishme, pasi çdo shqiptar ka të drejtë të votojë kudo që të ndodhet.

Ky ka qenë mesazhi që dha ambasadori spanjoll në Shqipëri, Albaro Zalba, teksa ndodhej në Universitetin e Elbasanit, që së shpejti pritet të nisë një bashkëpunim me Spanjën për të bërë të mundur që shumë studentë të përfitojnë nga projektet Erasmus.

Kjo është përgjigjja ime personale: unë e shoh shumë të rëndësishme votën e diasporës. Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet t’u jepet mundësia të votojnë si ata shqiptarë që jetojnë në Spanjë apo në vende të tjera,” tha ambasadori spanjoll.

- Reklama -

Studentët që zgjedhin Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan nuk do të kenë vetëm mundësi studimi, por edhe punësimi në Spanjë.

Kjo është dëshira ime, është objektivi im për sa i përket bashkëpunimeve midis universiteteve spanjolle dhe shqiptare. Në rolin e ambasadorit do të bëj të pamundurën që të mundësoj këto bashkëpunime,” shtoi z. Zalba. Ambasadori i Spanjës, pasi zhvilloi një takim me akademikë dhe profesorë të universitetit, tha se në një të ardhme të afërt do të mundësohen edhe kurikula akademike në gjuhën spanjolle, njofton rtsh.

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme