BallinaBiznesiVlora çel sezonin turistik 2026

Vlora çel sezonin turistik 2026

-

Vlora çel në mënyrë madhështore sezonin turistik 2026. Me një koncert spektakolar në zemër të Lungomares, mijëra qytetarë dhe turistë kanë mbushur sheshin për të festuar nisjen e një sezoni që premton të jetë fantastik për qytetin bregdetar.

Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Muzika, fishekzjarret dhe energjia e publikut e kthyen Lungomaren në epiqendrën e festës.

Aktivitetet e organizuara gjatë gjithë ditës, nga garat sportive deri te spektaklet artistike, sollën gjallëri në çdo cep të qytetit, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik konfirmoi edhe një herë Vlorë si një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Saranda vijon sezonin turistik edhe në vjeshtë, kroçera “Oosterdam” sjell rreth...

0
Porti i Sarandës ka mirëpritur një tjetër kroçerë turistike, duke dëshmuar se jugu i Shqipërisë mbetet një destinacion tërheqës edhe pas muajve të pikut...