BallinaAtdheuVjosa Osmani nderon veteranët e UÇK-së: Lavdi e përjetshme për dëshmorët

Vjosa Osmani nderon veteranët e UÇK-së: Lavdi e përjetshme për dëshmorët

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një postim në Facebook, duke shprehur respekt të thellë për burrat dhe gratë që, siç tha ajo, u ngritën në kohën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Osmani theksoi se veteranët e UÇK-së u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në periudhën më të errët për vendin. Sipas saj, ata janë dëshmia e qartë se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.

“Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore”, ka shkruar presidentja.

Në fund të mesazhit, Osmani ka nderuar dëshmorët e kombit dhe veteranët e UÇK-së, duke theksuar se lavdia për dëshmorët është e përjetshme, ndërsa nderimi për veteranët duhet të jetë i përhershëm, transmeto rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...