0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Virozat e stinës, Brataj: Kryesisht është Covid dhe janë deri në 500 raste në javë

Duhet ti lexosh

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se Covid nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona.

Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars”, tha ai, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit