1.7 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Vetëm 2900 shqiptarë për të mbështetur kuqezinjtë në Poloni për play-off-in

Duhet ti lexosh

Javën e ardhshme do të dalin në treg biletat për ndeshjen e parë të play-off-it të Shqipërisë përballë Polonisë që do të luhet më 26 mars në stadiumin Narodowy të Varshavës.

Një stadium me kapacitet prej 58.000 vendesh që për këtë ndeshje në cdo faqe që shet bileta apo prenoton on-line tregohet me shenjën, intere shumë i lartë.

Pavarësisht reklamimeve të ndryshme, biletat për këtë ndeshje nuk kanë dalë ende në shitje as për pjesën e tifozerisë vendase as për ato të sektorit mik, ku do të jenë tifozët kuqezi. Sipas rregullores për sektorit mik do të jenë në dispozicion vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit, apo thënë ndryshe, 2900 bileta ndërkohë që 55100 do të jenë në dispozicion të tifozerisë vendase. Edhe pse e përcakton rregullorja, Top Channel mëson se në delegacionin e dërguar në Varshavë dje mes takimeve dhe bisedimeve për logjistikën dhe lokacionet ku do të qëndrojë ekipi, do të kërkohet edhe një favor që lidhet me shtimin e përqindjes, rreth 10%, për tifozerinë shqiptare për këtë eveniment që për ne mbetet historik.

Sa i përket çmimeve të biletave ende nuk janë zyrtare por në ndeshjet e së shkuarës për të ndjekur Poloninë në një eveniment kualifikues, bileta më e lirë kushtonte 55 euro në pjesën e tribunave anësore, 42 në qoshet e stadiumit dhe fushës, 26 euro pas portave, ndërkohë që tribunat qëndrore dhe ato VIP janë disi më shtrenjtë, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme