BallinaSportiGarat në Bahrein e Arabinë Saudite nuk do të zhvillohen

Garat në Bahrein e Arabinë Saudite nuk do të zhvillohen

-

Lufta në Gjirin Persik godet edhe garat e automobilizmit. Dy garat e Formula 1 që janë në program në muajin prill në Lindjen e Mesme sipas të gjitha shanseve do të anulohen për shkak të rrezikut të madh nga lufta.

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Bahreinit në 12 prill, dhe për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite një javë më vonë, në 19 prill. Kërcënimi vjen jo vetëm për pilotët dhe garën, por edhe për transportin detar të bazës materiale, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.

Pritet që dy Çmimet e Mëdha të mos zëvendësohen dhe sezoni të shkurtohet nga 24 në 22 gara. Kjo, sepse koha është e pamjaftueshme për t’i organizuar diku tjetër, ndërsa u fol për në Portugali dhe Turqi, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...