Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u pozicionuar si lider në rajonin e Ballkanit për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte (FDI) gjatë vitit 2025. Të dhënat më të fundit krahasuese me vitin 2024 tregojnë një trend të fuqishëm rritës, që reflekton përmirësimin e klimës së biznesit, stabilitetin institucional dhe rritjen e besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Në vitin 2025, hyrjet e investimeve të huaja direkte (IHD) në Ballkan kanë shfaqur zhvillime të ndryshme, me disa vende që kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa të tjera kanë pësuar rënie të forta.
Të dhënat e paraqitura nga ish-shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, e vendosin Kosovën në hartën e ekonomive dinamike në rajon, duke reflektuar një trend në rritje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Kosova rezulton të jetë lider në rajon për rritjen e investimeve, me një rritje prej +30% dhe vlerë totale prej 1.03 miliardë euro. Pas saj renditet Slovenia me +19% (1.44 miliardë euro), si dhe Montenegro me +8% (531 milionë euro).
Ndërkohë, disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit kanë pësuar rënie të theksuar.
Serbia ka regjistruar një tkurrje prej -51%, me investime që arrijnë në 2.27 miliardë euro. Po ashtu, Maqedonia e veriu5 ka shënuar rënien më të madhe në përqindje, -61%, me vetëm 468 milionë euro investime.
Edhe Kroacia ka parë një rënie prej -37% (2.63 miliardë euro), ndërsa Bosna dhe Hercegovina ka shënuar -25% (537 milionë euro, për periudhën janar–shtator 2025).
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka ruajtur një rritje modeste prej +3%, duke arritur në 1.63 miliardë euro investime të huaja direkte.
Këto të dhëna tregojnë një zhvendosje të interesit të investitorëve drejt disa tregjeve më të vogla, ndërsa ekonomitë tradicionale të rajonit po përballen me sfida në tërheqjen e kapitalit të huaj, transmeton rtk.




