3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

`Vatra` viziton Departamentin e Shtetit, në fokus bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Duhet ti lexosh

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” zhvilloi një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, sekretari Pashko Camaj dhe aktivisti Bardh Tomaj u pritën nga Colleen Hyland, drejtoreshë e Zyrës së Europës Jugore Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet dhe proceset demokratike në Kosovë, formimi i qeverisë dhe forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Tema të diskutimit ishin zgjedhjet dhe proceset demokratike në Kosovë, nevoja për formimin e qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese, nevoja e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim sa më të shpejtë euroatlantik”, thuhet në njoftimin e Vatrës, të publikuar në faqen e gazetës “Dielli”.

Po ashtu, u theksua roli i Vatrës në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore amerikane dhe atyre të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në njoftimin e federatës theksohet se Hyland vlerësoi rolin e Vatrës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit