3.1 C
Zurich
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
spot_img

VATRA NË MBËSHTETJE TË ROBERT LULGJURAJT NË GARËN PËR KONGRESIN AMERIKAN

Duhet ti lexosh

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra po mbështet fuqishëm kandidatin republikan Robert Lulgjuraj i cili po kandidon për Kongresin Amerikan, si përfaqësues i Distriktit 10 në Michigan. Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha dhuroi 2 mijë dollarë në emër të Vatrës dhe u bëri thirrje të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve që ta mbështesin me çdo kusht kandidatin shqiptar për Kongresin Amerikan.

Kryetari Berisha në këtë takim elektoral e patriotik shoqërohej nga anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi e vatranë të tjerë. Gjatë bisedës së ngushtë Dr. Berisha e ka përgëzuar kandidatin Lulgjuraj për fushatën, profilin profesional, mesazhet e forta dhe platformën elektorale fituese. Dr. Berisha u shpreh për Diellin se “Z. Lulgjuraj ka një shans të artë për të shënuar një arritje historike për të gjithë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Vatra do ta shoqërojë dhe mbështesë Robert Lulgjurajn në të gjitha takimet e New York-ut. /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme