3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vajza shqiptare mahnit jurinë te “Deutschland sucht den Superstar”

Duhet ti lexosh

Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

Me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona mori “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.

Performanca e saj nuk kaloi pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesit institucionalë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë videon e Aulonës, duke e përgëzuar publikisht për suksesin.

“Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, shkruan Ajeti në Instagram.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit