3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës

Duhet ti lexosh

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime të kombinuara, me automjete dhe në këmbë, në pjesën veriore të Kosovës.

Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Në njoftimin e publikuar në Facebook, KFOR thekson se misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë, njofton telegrafi.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit