-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

Urim për ty, o qiell

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI, Zvicër

Gëzuar datëlindjen, o qiell,

shok i fëmijërisë sime, rrugë e vjetër që s’u harrua kurrë.

Jeton Arifi, në vend të përqafimit,

prano këto fjalë zemre

nga një vend ku ka ftohtësi,

por zemra ime mbeti po ajo –

dhe ti ma ruajte.

Ti je ai që ma njeh shpirtin pa trokitur,

ai që ma di fjalëkalimin edhe kur hesht,

ai që ma shëron plagën

pa ia përmendur emrin.

I njeh dashuritë e mia të hershme,

aty ku mësova të flas me vargje;

ti i ujite fjalët e mia

me zhurmën e qetë

të makinës sate të shkrimit

E jeta na shpërndau,

por miku im, si vëlla,

nuk të harroj —

as në ditë malli,

as në gëzime

Je dritë në mendje dhe paqe në zemër,

fjalë që ushqejnë dijen time

dhe heshtje që ma mbush shpirtin.

Në një botë ku shumë kalojnë e pak mbesin,

ti mbete – i njëjtë, i vërtetë, i pastër.

Miqësia jonë lindi herët,

si uji që gjen shtegun e vet,

u rrit me vitet,

pa zhurmë, pa bujë,

por me rrënjë të thella e të forta.

Sot, në këtë ditë tënden,

të uroj shëndet që s’përkulet,

ditë të bardha e net të qeta,

gëzim që të rrijë pranë

dhe mirësi që të kthehet gjithmonë dyfish.

Të uroj një jetë të mbushur me bekime,

pranë familjes tënde,

pranë atyre që të duan sinqerisht

dhe që ta njohin vlerën ashtu siç je –

njeri i rrallë, shpirt i madh.

Kam shumë urime për ty, o shumë…

aq sa zemra ime mezi i mban.

Prandaj po t’i lë këtu,

në këtë fjalë që vjen nga thellësia:

qofsh gjithmonë i mbrojtur, i dashur dhe i bekuar.

E shtrydha kohën si gur nën grusht

dhe e numërova dyzet e tetë herë;

nata u ça nga një zë i shkurtër:

“Edhe trembëdhjetë minuta, vëllako,

po i mbush 48 dimra.“

Ia thashë vetes —

jeta flet me alfabet gjaku e zemre.

Nga shpirti dolën vargje të pathëna,

se nuk ka urim që mban peshën e viteve.

Ti je i rrethuar me dashuri e dritë,

me gruan dhe dy bijat si flamur,

por mendja më kthehet në Preshevën tonë,

aty ku dhemb toka

dhe historia nuk fle.

Do të vijnë ditë të bardha —

betim burrash e shpresë e lashtë;

dhe ti s’u ndale, vëlla,

as kur zjarri i armikut

u ngrit deri në qiell

Gëzuar datëlindjen, o qiell.

Uroj që jeta të ta kthejë

gjithë të mirën që ua fal të tjerëve.

03 janar 2026, Zürich

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme